Izraeli refuzon ofertën e Thaçit

Izraeli refuzon ofertën e Thaçit

Inspektorati në Lipjan konfiskon dhjetëra produkte serbe të kontrabanduara

Ndonëse Presidenti Thaçi është deklaruar se nëse Izraeli e njeh Kosovën, do të dërgonte ambasadën në Jerusalem, ashtu siç ka vepruar SHBA, kjo nuk e ka joshur aspak shtetin izraelit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit ka thënë për një media serbe se qëndrimi i tyre nuk ndryshon.

“Pozicioni ynë është krejtësisht i qartë. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe për aq sa e di unë, nuk ka arsye që të ndryshojë qëndrimi ynë. Izraeli është shumë i vetëdijshëm se sa e ndjeshme është kjo çështje për Ballkanin”, citon vestinet të ketë thënë zëdhënësi i MPJ’së së Izraelit, Emmanuel Nason.

“Propozimi i Thaçit i bërë para dy muajsh që thoshte se Kosova të hapë përfaqësinë e vet diplomatike në Jerusalem është hap i mençur sepse kjo do të thoshte shumë për izraelitët”, citon vestinet të ketë thënë Dan Orian, drejtor i sektorit për Ballkanin në Ministrinë izraelite të Punëve të jashtme.

Sipas këtij portali serb, në Jerusalem mund të dëgjohet se si në qarqet akademike po shtohet gjithnjë e më shumë presionin ndaj Qeverisë së Netanjahut që megjithatë të njihet pavarësia e Kosovës, sepse njohja, mendojnë ko qarqe, nuk do të ishte goditje me armë në këmbë të Izraelit dhe se ky vendim nuk do t’i rëndonte marrëdhëniet shumë të mira bilaterale me Serbinë.

Presdenti Thaci muaj më parë pati thënë se ai me gjithë qejf do ta conte ambasadën në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh pavarësinë e Kosovës.

Thaci e ka bazuar këtë në qëndrimin e administratës së Donald Trumpit, i cili e ka zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Palestinezët kanë kundërshtuar këtë veprim dhe dita e ceremonisë së hapjes së ambasadës është shoqëruar me vrasjen e shumë palestinezëve.

Amerika pati sponsorizuar një rezolutë në Kombet e Bashkuara për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Fuqitë europiane si Gjermania e Anglia nuk e kanë përkrahur idenë e Trumpit. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)