Ja çfarë mund të hani para gjumit pa pasur probleme

Ja çfarë mund të hani para gjumit pa pasur probleme

Sa herë në javë duhet të kryeni marrëdhënie për të qenë të lumtur? E thotë studimi

Të gjithë duam të jemi të dobët, por kur janë në pyetje ushqimet në orët e vona, kjo është e vështirë të bëhet.

Edhe nëse kujdeseni gjatë ditës për ushqyerjen, ngrëniet në orët e vona gjithsesi mund ta rrezikojnë linjën tuaj, transmeton koha.net.

Për fat të mirë, kësaj radhe do t’ju prezantojmë ushqimet që mund t’i hani para gjumit pa pasur probleme. Këto janë ushqime që e stimulojnë dobësimin edhe në gjendje të qetë.

Ushqime nga të cilat nuk do të trasheni gjatë gjumit:

Jogurti grek

Jogurti grek është plot me ushqyes dhe proteina gjë që e promovon humbjen e peshës.

Kokoshkat

Ditën mund ta përfundoni lirisht me filmin tuaj të preferuar, duke ngrënë kokoshka. Një filxhan kokoshka i përmban vetëm 31 kalori! Kokoshkat janë plot me fibra dhe antioksidantë, të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Mishi i gjeldetit

Mishi i gjeldetit përmban shumë pak yndyrë dhe shumë proteina. Ai gjithashtu përmban hekur, zink, fosfor, kalium dhe vitaminë B. Mishi i gjeldetit do t’ju ngopë, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e linjës.

Trangujt

Trangujt mund t’i hani në çdo kohë të ditës. Ato përmbajnë 95% ujë, një sasi të madhe të vitaminës C dhe K, kalium, bakër dhe mangan.

Mollët

Mollët e stimulojnë imunitetin dhe e frenojnë oreksin. Mollët përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave, kaliumit dhe vitaminës C dhe veprojnë në mënyrë qetësuese, gjë që është ideale për arritjen e gjumit cilësor.

Karotat

Karotat përmbajnë sasi të mëdha të beta-karotenit, fibrave, vitaminës K, kaliumit dhe antioksidantëve. Karotat ndikojnë në humbjen e peshës sepse e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës. Nëse i hani para gjumit, ju do ta përmirësoni shëndetin tuaj dhe do ta ruani vijën e trupit.

Bananet

Bananet e promovojnë shëndetin e sistemit nervor, e parandalojnë zhvillimin e diabetit dhe depresionit dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)