Të gjithë janë në dijeni për trikun e vendosjes së bonboneve mentol në Coca-Cola, por një përdorues i YouTube i ka dhënë kësaj metode një kahje ekstreme.
Maxim Monakhov nga Rusia vendosi të përziejë 10,000 litra Coca-Cola me sodë buke, të cilin e bëri gati për një shpërthim të madh, transmeton lajmi.net.
Në eksperimentin e tij, ai përdori sodë bikarbonati në vend të bonboneve mentol, pasi kushton më lirë dhe ka një efekt më të fortë.
Ai tha se ka shpenzuar 700 mijë rubla për këtë eksperiment. Videoja u shikua nga më shumë se 7.5 milionë njerëz për vetëm katër ditë.
COMMENTS