Sonte në Frontal me Arsim Lanin në televizionin 7 mund të ndiqni reagimin e Bashkësisë Islame për kronikën e shfaqur mbrëmë, lidhur me dyshimet për listën me emrat e imamëve të propozuar për të ligjëruar në burgje të Kosovës.
Gjithashtu edhe shpjegimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Për herë të parë mund të ndiqni edhe rrëfimin e nënës dhe vëllait të Aziz Kelmendit, që ishte vrarë në Jugosllavi, në kohën kur ai po kryente shërbimin ushtarak.
Si dhe mënyrën se si Rilindja kishte raportuar për këtë rast, duke e konsideruar kriminel Kelmendin.
Kuptojeni se si e portretizon libri i Hashim Thaçit, ish-presidentin, Ibrahim Rugova.
COMMENTS