Rikthimi i Tyson Furyt në ring po pritet me padurim, derisa britaniku fillimisht ka disa përballje, para se t’i jepet ndoshta mundësia ta sfidojë Anthony Joshua.
Megjithatë, një prej emrave më të votuar për njërin nga kundërshtarët e Furyt, është boksieri nga Gostivari, Sefer Seferi.Përkundër se Seferi nga 24 meçet, ka 23 fitore (21 me nokaut) dhe vetëm një humbje, disa prej mediave mendojnë se ai ende nuk ka pasur një kundërshtarë të një niveli të lartë sa është Tyson Fury.Në fakt kundërshtarin më serioz që ka pasur Seferi deri më tani, ishte meçi i vitit 2016 në peshën e rëndë kundër Manuel Charr, të cilin shqiptari e humbi dhe është humbja e tij e vetme.Kurse, nga 23 fitoret e tij me kundërshtarë të ndryshëm, vetëm tre prej tyre kanë qenë boksier me fitore, ndërsa pjesa tjetër të një niveli më të ulët dhe me humbje të shumta.Një tjetër minus që shtypi britanik e sheh për Seferin, është edhe arsyeja se ai deri tani ka boksuar në Gjermani, Austri, Zvicër, Maqedoni e Kosove, derisa ende asnjë meç deri më tani nuk e ka pasur në Britani, prej nga edhe tash e disa vite po dalin disa prej boksierëve më të mirë në botë.Mbetet të shihet a do të realizohet ky meç, e që për Seferin do të ishte përballja më e rëndësishme në karrierën e tij. /Insporti.com
COMMENTS