Ja faktet si po i mashtron qytetarët e Lipjanit “Viva Fresh (VIDEO)

Ja faktet si po i mashtron qytetarët e Lipjanit “Viva Fresh (VIDEO)

Analisti serb: Vuçiq i gatshëm ta njoh Kosovën në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE

Qysh prej raportimeve të para të Insajderit lidhur me mashtrimet që hipermarketet e mëdha në Kosovë po i mashtrojnë konsumatorët duke ua prezantuar tjera çmime në rafte dhe duke i detyruar të paguajnë tjetër çmim tek arka, dhjetra fotografi kanë arritur në adresën e redaksisë.

Shumica e këtyre mashtrimeve vijnë nga marketet e mëdha. E përpos mashtrimeve në çmimet e reklamuara në rafte, Viva Fresh përdorë edhe një formë tjetër të mashtrimit: zbritjet.


Një qytetar i ka dërguar Insajderit një video në të cilën dyqani i “Viva Fresh” në Lipjan ka mashtruar duke e paraqitur një produkt që është në “Zbritje”, por në fakt produkti ka pasur çmim më të ulët përpara se t’i “zbritet” çmimi.
Siç shihet në video, produkti ka kushtuar 4 euro e 99 cent para se t’ia “zbresë çmimin” në 5 euro e 99 cent.

Një tjetër mashtrim i “Viva Fresh” është edhe më i madh. Në degën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë, po shiten produkte me afat të skaduar.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)