Kjo është lista:
VEZËT
Vezët janë burim i hatashëm për vitamina D. Përderisa shumica e vitaminave në vezë gjendet në të bardhët e vezës, vitaminat, mineralet dhe yndyra është kryesisht në të kuqtë e vezës.
SKUMBRI
Vetëm një porcion me këtë peshk të pasur me aminoacidet omega 3, ju ofron rreth 90 për qind të sasisë ditore me vitamina D të rekomanduar për një ditë. Rekomandohet që të hani këtë lloj të peshkut tri herë në javë, transmeton Klan Kosova.
KËRPUDHAT
Kërpudhat janë bima e vetme, që ofrojnë vitamina D. Sikurse njerëzit, kërpudhat vitaminën D e thithin sa herë t’i ekspozohen diellit. Por, kërpudhat prodhojnë vitamina D2. Megjithëse vitamina D2 ndihmon në ngritjen e nivelit të gjakut me vitamina D, mund të mos jetë efektiv si vitamina D3.
SARDELET
Sardelet janë një nga burimet më të mira për vitaminën D. Vetëm një peshk mesatar ju ofron mesatarisht 101 për qind me nevojat ditore për vitamina D. Këta peshq në konservë janë burim i përsosur për aminoacide omega 3, vitamina B-12, selen dhe proteina.
QUMËSHTI I SOJËS
Vitamina D pothuajse gjithmonë gjendet në prodhimet e kafshëve. Për më shumë, vegjetarianët në veçanti janë në rrezik për mungesë të kësaj vitamine. Prandaj, qumështi që fitohet nga bimët, si qumështi i sojës, është alternativë.
TUNA
Duhet të konsumoni tri porcione me peshkun e llojit tunë për të fituar 50 për qind të nevojave ditore me vitamina D. Tuna e freskët dhe ai i egër është lloji që ofron më së shumti vlera ushqyese. Poashtu, peshku i yndyrshëm, i ofron trupit yndyrna të shëndetshme, përkrahin trurin dhe funksionimin e kujtesës, shkruan Meshije, transmeton Klan Kosova.
COMMENTS