Ja kur saktësisht rriten pagat dhe sa përqind!

Ja kur saktësisht rriten pagat dhe sa përqind!

“Turistët iranianë” në Beograd në kërkim të azilit

Rreth 83 mijë njerëz që punojnë në sektorin publik në Kosovë, nga janari i vitit 2018 do të marrin paga më të larta prej pesë përqind.

Kështu ka thënë në Info Magazine Fatmir Gashi, zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

“Në projekesionet e buxhetiti të 2018 ka hy edhe rritja e pagave”.

“Prej janarit do të fillojë rritja prej pesë përqind për të gjitha organizatat buxhetore të Kosovës”.

“Ky buxhet fillon me rritjen e pagave, skemat sociale i kemi parasysh, rritje do të ketë në shtyllën e drejtësisë si për Policinë, Agjencionin Kosovar të Intelegjencës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillon Prokurorial, por rritje do të ketë edhe në fushën e shëndetësisë”.

Buxheti për vitin 2018 do të jetë rreth 1 miliard e 829 milionë euro dhe se sipas zëvendësminsitrit të Financave, ky buxhet është plotësisht në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Ky buxhet është plotësisht i balancuar dhe nuk ka asnjë zbrastirë. Gjatë vitit 2018 do të jetë edhe më stabil”.

“Ky buxhet është i menduar në mënyrë ekonomike dhe është tërësisht në harmoni me FMN”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)