Claudio Ranieri është konfirmuar trajner i ri i Fulhamit pasi zëvendësoi serbin Slavise Jokanvic, i cili arriti t’i sigurojë vetëm pesë pikë në këtë stinor.
Herën e fundit kur ishte italiani në Premierligë, ai arriti ta fitojë Premierligën me Leicester Cityn, që konsiderohet si arritja më e bukur në kohën moderne në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo ai u shkarkua në stinorin tjetër pas fitimit të Premierligës.
Synimi i Ranierit me Fulham do të jetë sigurimit i mbijetesës në Premierligë.
Nëse 67 vjeçari e arrin këtë, ai do të shpërblehet nga drejtuesit e klubit edhe me një bonus prej 1 milionë eurosh.
COMMENTS