Jaguar Land Rover mbyll 1 mijë vende pune shkaku i rënies së shitjeve të veturave me naftë

Jaguar Land Rover mbyll 1 mijë vende pune shkaku i rënies së shitjeve të veturave me naftë

Zuckerbergu pranon se Facebooku skanon të gjitha bisedat private

Jaguar Land Rover ka mbyllur 1 mijë vende pune në Solihull të Britanisë së Madhe, duke përmendur si shkak rënien e shitjeve në masë të madhe të veturave me naftë.

Në fabrikën e tyre në Solihull janë prodhuar modele si Jaguar XE e Land Rover Discovery, të cilët do të reduktohen në mas të madhe, transmeton koha.net.

Nëpërmes një deklarate JLR kanë thënë se këtë e bëjnë në vazhdën e rënies në mënyrë drastike të shitjeve të veturave me naftë, por ata kanë cekur gjithashtu se janë duke rekrutuar një numër të madh të inxhinierëve të aftë për të investuar në mënyrë të duhur për produktet e reja e teknologjitë.

Shitjet e Land Rover kanë rënë për 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër shitjet e Jaguar janë rritur për 26 për qind krahasuar me një vit më parë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)