Rrahman Jakupi zgjidhet në krye të PDK-së së Shtimes

Rrahman Jakupi zgjidhet në krye të PDK-së së Shtimes

A I KA 80 VOTA KOALICIONI PËR DEMARKACION? – PËRGJIGJA E HARADINAJT

Në bazë të reagimeve të para,  vlerësimet janë se PDK-ja e Shtimes me ardhjen e krye të saj të Rrahman Jakupit,  është pasuruar me një margaritar.

Menjehërë pas zgjedhjes si kryetar i PDK-së së Shtimes, Jakupi deklraoi se ai nuk mund të premtoj ndryshim të partisë pasiqë, sipas tij, ndryshimi në partinë do të thotë humbje, transmeton Ulpianapress

“Gjithmonë kemi fituar dhe ndryshimin e vërtetë e bënë gjeneratat e arta të këtij qyteti, mirëpo unë mund t’ju premtoj rrugën e nisur nga  lidershipi shembullor i degës tonë Fehmi Mujota, Fatmir Xhelili e Naim Ismajli dhe shumë të tjerëve,  sepse të paktë janë politikanët që mund t’i bëjnë ato që i bënë këta, për PDK-në dhe Shtimen”, tha Jakupi, duke shtuar se puna në ekip dhe komunikimi ndërmjet vete ishte baza e rrugëtimit 20 vjeçar të PDK-së,  andaj do të vazhdohet edhe për 20 vite të ardhshme.

Jakupi gjithashtu  ndër angazhimet parësore në postin e të parit të partisë, tha se do ta ketë ruajtjen e kontinuitetit fitues që ka PDK në Shtime.

” Jemi i vetmi subjekt që nuk din për humbje. Kisha nderin dhe fatin të isha pjesë e organizimeve dhe shumë fitoreve të PDK-së”, tha Jakupi. Ndërsa, duke iu drejtuar qytetarëve dhe strukturave të kësaj dege, ai  ka premtuar se mbetet miku i tyre, që mund t’i besojnë në cdo kohë. “ Jam zëri i aktivistëve të PDK-së dhe krah i djathtë i kërkesave të qytetarëve, prandaj ju ftoj që pas këtij procesi zgjedhor të vazhdojmë bashkërisht punën dhe ta jetësojmë Dekadën e Re edhe në komunën e Shtimes”, ka përfunduar Jakupi./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)