Ministria e Shëndetësisë para pak ditësh ia ka dhuruar një autoambulancë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Janjevë të Lipjanit, por ajo është ridestinuar nga Komuna për menaxhim në QKMF me arsyetim se në QMF e Janjevës nuk ka staf të mjaftueshëm teknik e mjekësor.
Sidoqoftë, këtë autoambulancë, Ministria e Shëndetësisë e ka dedikuar kryesisht për banorët e komuniteteve të ndryshme në Janjevë, mirëpo kjo çështje tashmë është shpërfillur nga Komuna. Ndërkohë banorët e Janjevës dhe opozita kanë akuzuar Komunën, pikërisht Drejtorinë komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për veprime të jashtëligjshme derisa kanë ridestinuar donacionin, të cilin ua ka dhuruar ministri Uran Ismaili.
KOHA
COMMENTS