Gjithçka është gati në lidhje me projektin e ri nga GJIKO!
“Papuqe Gucci” është finalizuar dhe siç merr vesh klankosova.tv, klipi del nesër në orën 14:00, njofton Klan Kosova.
Kënga është punuar si çdo herë në studion e RedBox Entertainmet (në krye me Big Bang)– shtëpia më e madhe muzikore, nga e cila dalin hite të shumë artistëve shqiptar.
“Papuqe Gucci” pason “Gabime” të cilën GJIKO e solli me Nora Istrefin pak muaj më parë, e me të cilën dyshja kanë arritur të mbledhin miliona shikime në youtube, dhe ishin të pranishëm në shumë koncerte së bashku gjatë muajve të nxehtë të verës.
Njëjtë po vazhdon edhe tani – GJIKO, pothuajse çdo vikend po ka koncerte jashtë trojeve shqiptare, të cilat po i mbush me një numër të madh njerëzish.
Numërimi prapa për këngën e re, nis që tani!
COMMENTS