Jeni i papunë? – Gjermania kërkon mbi 1 milion punëtorë

Jeni i papunë? – Gjermania kërkon mbi 1 milion punëtorë

5 degë të LDK-së me kërkesë për Vjosa Osmanin: Bëje koalicionin me Albin Kurtin nëse këtë s’e bën Isa Mustafa

Kërkesa për fuqi punëtore në Gjermani edhe më tej po rritet dhe në tremujorin e sivjetmë janë hapur 1.097.600 vende të punës, gjë që është 175.000 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka kumtuar të hënën Instituti për Hulumtimin e Punës (IAB), i cili vepron në kuadër të Zyrës Federale për Punësim.

“Në krahasim me vitin e kaluar, kërkesa është rritur sidomos në sektorin e përpunimit, trafikut dhe logjistikës”, ka thënë Alexander Kubis nga IAB.

Gjithashtu, kërkesa është ende e madhe në sektorin e shërbimeve, ndërtimtarisë dhe tregtisë, transmeton Gazetametro.net.

Kërkesa më e madhe është në firmat e vogla me më së shumti 50 të punësuar, prapa të cilave qëndrojnë ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme.

Në fund të tetorit përsëri është shënuar shkalla e vogël e punësimit, dhe ka qenë gjithsej 5.4 %. Në tetor të këtij viti ishin 150.000 të papunë më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ekspertët vlerësojnë se kërkesa e madhe për fuqi të kualifikuar punëtore nuk do të jetë e mundur të mbulohet me imigrim nga vendet e Bashkimit Evropian, siç ishte rasti vitet e kaluara dhe me masat inkurajuese në sektorin e arsimit, por edhe me hapjen e tregut të punës për ekspertët nga e gjithë bota.

Tema e ligjit të ri të imigrimit, sipas shembullit të vendeve të emigrimit siç janë Kanada apo Zelanda e Re me sistemin e poenëve, është temë e negociatave të koalicionit aktual në mes të demokristianëve, liberalëve dhe të gjelbërve, ku liberalët janë mbrojtës më të mëdhenj të hapjes së tregut të punës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)