Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit, akuzohen për vepra të ndryshme!

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit, akuzohen për vepra të ndryshme!

​Shënohet Dita e Çlirimit të Lipjanit

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan prapa grilave po e vuajnë dënimin gjithësej 45 femra, prej tyre tri nga to të mitura.

Veprat për të cilat ato akuzohen janë nga më të ndryshmet, vrasje, vjedhje, prostitucion, falsifikim i dokumenteve, posedimi apo përdorim i lëndëve narkotike e kështu me radhë.

Dënimi më i madh në këtë qendër është me 24 vite burg.

Jeta brenda këtyrë mureve nuk është e lehtë, ashtu sic nuk janë të lëhta edhe veprat për të cilat akuzohen!

Njëra nga to rrëfen për dënimin që ka marrë, dhe kohën që kalon brenda burgut.

Loku bënë me dije faktin se kohën e fundit dukshëm është rritur numri i atyre që merren me përdorim apo posedim të substanave të ndryshme narkotike.

Sipas tij, gjatë këtij viti me vullnetin e tyre të burgosurat e kësaj qendre kanë arritur që të qepin diku 4 mijë e 300 mbulesa të ndryshme për kategori të ndryshme, jo vetëm për këtë qendër por edhe për qendrat tjera.

Shumë nga to kanë kryer edhe trajnime dhe praktikë profesionale në sektorin e rrobaqepësisë dhe furrëtarisë. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)