Jeta ime: poezi nga Ymer Troshupa

Jeta ime: poezi nga Ymer Troshupa

Arrestohet mësimdhënësi në Lipjan nën dyshim për dhunë në familje

Sa herë kam dashtë që për jetën time të rrëfej
Por kisha një hall të madh, dikë që më beson ku të e gjejë
Se jetën e kam pas të rëndë kam ecur në lloj lloj shtigje
Më ka trishtuar vuajtja, më ka përplasur në brigje e brigje
I vogël e i pa fuqishëm dikur besoja pa fundësisht
Çdo gjë që më kanë premtuar e besova shumë thellësisht
Kohë të gjatë jetova me shpresë sa shumë nga jeta prita
Me ëndërra boshe e shpresa të rrejshme vazhdova deri sa u rrita
Të rrallë e shumë të rrallë i kam pasur unë ca miq
Po them që ishin disa për të mos thënë nuk kisha hiq
Vinin e shkonin në jetën time m’varsisht se si ata më donin
Deri sa isha i dobishëm rrinin me mua stoik qëndronin
Po sa unë më s’kisha fuqi që të bëhem për ata ushqim
Më lënin e më braktisnin e unë vazhdoja me trishtim
Dhe kështu kam jetuar në mes të shpresës e gëzimit
Deri sa mbeta i vetëm atëherë i dhash fund mashtrimit
U zgjova nga gjumi i thellë të gjitha ëndërrat i shkatërrova
I nxorra të gjitha nga gjumi të i ndërtoj ato fillova
E pas ca kohëve të vështira Zoti dashti e më shpëtoj
Më dha forcë e dije të dobishme më frymëzoj si të veproj
Por dhe tani e kam një hall, disa “miq” përsëri janë kthyer
Sikur kam qenë dikur i vogël po provojnë për t’më gënjyer
Se më duan me vlerësojnë e për mua i ka kaplu malli
Fjalë të buta fytyra engjulli por me zemra e vepra djalli
Sa më vie keq nga të tillët që nuk aspak ndjesi
Kur më flasin më përkdhelin t’i pranoj prap në miqësi

Këto vargje që i shkrova fund e kry i kam rrëfim
Jo pse e dua poezinë por çdo fjalë është përjetim
Kaq për sante “miq” të dashur ndoshta pak iu kam prekur
Por besoj që nga tani e tutje do të bëheni më të pjekur.

“Ymer Troshupa”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)