JOSA FLET PAS KUALIFIKIMIT

JOSA FLET PAS KUALIFIKIMIT

Reagon Vllaznia, ja “ferri” që përjetuam në Vushtrri

Prishtina është kualifikuar në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi sot barazoi 1:1 me Vushtrrinë, ndërsa ndeshjen e parë e pati fituar me rezultat 1:0. Trajneri i skuadrës kryeqytetase, Mirel Josa, është shfaqur shumë i qetë pas përfundimit të ndeshjes, duke theksuar se kjo është natyra e tij. “Unë mund të shprehem i kënaqur ose jo vetëm në përfundim të edicionit. Ende nuk ka përfunduar asgjë dhe na mbetet të përqendrohemi për ndeshjet në vazhdim”, ka thënë Josa për Super Sport.Për ndeshjen e sotme, ai ka thënë se skuadra e tij mund të kishte bërë më shumë, por njëkohësisht nuk u ndje e rrezikuar. “Ne mund të kishim bërë më shumë dhe duhej të shënonim në pjesën e parë, por nuk e arritëm këtë. Sidoqoftë, goli i shënuar në ndeshjen e parë na favorizonte dhe ishim më të qetë. Vushtrrinë e uroj për futbollin e treguar, ndërsa ne duhet ta rifreskojmë skuadrën, sepse po luajmë shpesh dhe menjëherë e kemi ndeshjen me Vllazninë, skuadër e cila u ka shkaktuar probleme edhe rivalëve me ambicie serioze”, ka shtuar Josa.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)