“Joshua është robot” – njihuni me Joseph Parker, kundërshtarin potencial pa asnjë humbje (Video/Foto)

Drita humb ndeshjen e parë në Luksemburg, shpresat për ndeshjen e kthimit

Anthony Joshua në vitin 2018 do të ketë sfidat e ardhshme më të vështira të karrierës, që prej përballjes me Wladimir Klitschkon.

Dhe, dueli më i afërt i Joshuas mund të jetë qysh në mars ndaj Joseph Parkerit, një boksier mjaft serioz, kampion në kategorinë e rëndë në WBO.

Parker është 25 vjeçar me 24 fitore, 18 të realizuara me nokaut (KO). Ai ka një gjatësi prej 193 centimetra, është më i shkurtër se Anthony Joshua.


Një përballje të tij ndaj Joshuas e ka konfirmuar promotori i tij, duke thënë se një ofertë e përmirësuar nga Joshua do të mund të bënte që dueli të mbahet qysh në mars të vitit 2018.

Parker ka komentuar paraqitjen e Joshuas pas duelit ndaj Carlos Takam, duke e quajtur boksierin britanik “robotik” për luftën që ka bërë ndaj Takam.

Vet Parker u përball me Takamin një vit më parë ku fitoi pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Parker vjen nga Zelanda e Re dhe konsiderohet prej boksierëve më të talentuar të gjeneratës së re, kurse ka kohë që kërkon një duel unifikues të titujve me Anthony Joshuan.

Dhe, tash mandatari për t’u përballur me boksierin britanik do ta ketë rastin, varësisht nëse palët arrijnë marrëveshje.

Pos Parkerit, Joshua mund të luftojë në vitin 2018 edhe ndaj Dauntey Wilder.

/Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)