Rrjetet sociale po ndihmojnë të zbulohen edhe mashtrues të ndryshëm në qytetet e frekuentuara të bregdetit. Kjo ka ndodhur edhe Mal të Zi, në njërin prej qyteteve më të vizituar nga turistët.
Sjellja e qiradhënësit të shazllonëve në plazhin Perazića Do të qytetit të Budvës në Mal të Zi është bër hit në internet, pasi i pnegonin pse ata ishin shtrirë në peshqirin e tyre dhe nuk kishin amrrë me qira një shazllon
Ai sjellë kështu ndaj një çifti goxha në moshë, ndërsa gruaja nuk ngurroi ta inçizonte me telefon.
“A mendoni se këta të tjerët janë budallenjë”, u thotë ai pushuesve më ton të ngritur të zërit.
“Hiqu prej këtu, hiqu… nuk janë por ti je i mençur të plaçkitësh”, ia kthen pushuesja ndërsa shihet burrin që thërret në telefon organet përgjegjëse të shtetit.
Bëhet e ditur se pasi kjo video është shpërndarë me të madhe në Mal të Zi duke nxitur reagime të shumta, qiradhënësi i shazllonëve është dënuar për sjellje kundërligjore.
E kjo video ka bërë të zbulohet edhe një tjetër skandal.
Ata që parkonin veturat në afërsi të këtij plazhi në fund të ditës duhej të paguanin 20 euro, por pagesa nuk kërkohej sapo aty paraqiten inspektorët.
COMMENTS