Kryetari Imri Ahmeti sot ka qëndruar në Brus për tu takuar me banorët e këtij fshati, ku ka shpalosur platformën qeverisëse për Lipjanin dhe projektet e parapara për Brusin.
Ndërsa i ka premtuar banorët e Brusit se edhe ky lokalitet do të ketë trajtim të barabartë me gjitha lokalitetet e tjera.
“Faleminderit që sot jeni me ne. Unë e di se cilat janë nevojat e banorëve të Brusit, dhe ju siguroj se do të investojmë për plotësimin e kërkesave tuaja. Ju siguroj se në Brus do të investojë në asfaltimin e rrugicave të pa asfaltuara ende dhe do të asfaltojmë edhe ato dy apo tri rrugica që kanë mbetur të pa asfaltuara. Gjithashtu do të investojmë edhe në infrastrukturën shkollore.” është shprehur në mes të tjerash kryetari Ahmeti para banorëve të Brusit.
COMMENTS