Medalja e artë që Distria Krasniqi e siguroi gjatë javës së kaluar në Hagë, i ka ndihmuar asaj që të jetë në mesin e xhudisteve më të mira në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Faqja e njohur për xhudo “JudoInside” shkruan se Krasniqi shkëlqeu në Hagë në mungesë të kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila do të mungojë për një kohë shkaku i një operimi, transmeton Koha.net.
“JudoInside” shkruan se 21-vjeçarja Krasniqi e ka mundësinë që të dalë nga hija e Kelmendit, dy herë kampiones së botës në xhudo.
“Krasniqi mposhti medalisten e argjendtë, Estrella Lopez Sheriff në finale me një performancë drithëruese. Rezultati ndryshoi për vetëm 10 sekonda kur Krasniqi realizoi një waza-ari, kurse i dha fund finales me një ippon 24 sekonda më vonë”, shkruan “JudoInside”.
COMMENTS