Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Belgjikës që t’i garantojë shtetësi personelit britanik, të cilët kanë shprehur shqetësim për statusin e tyre pas procesit të Brexitit.
Rreth 1,100 shtetas britanikë punojnë për Bashkimin Evropian, në Bruksel dhe Luksemburg.
Juncker i ka bërë thirrje Belgjikës për shtetësinë e këtyre personave dhe i ka kërkuar kryeministrit, Charles Michel, “të tregojë zemërgjerësi kur është puna për sigurimin e shtetësisë belge”, për stafin britanik në BE.
Kur Britania të jetë larguar nga Britania e Madhe në marsin e vitit të ardhshëm, britanikët do të humbin shtetësinë evropiane.
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do të mbrojnë të drejtat e qytetarëve pas Brexitit, mirëpo ajo nuk do të thotë se do t’iu garantohet shtetësia.
COMMENTS