Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kujtuar kohën kur është përjashtuar gjatë ndeshjes me Napolin, derisa pret një ndeshje “interesante” me PSG dhe një udhëtim të vështirë në Beograd.
Liverpool, PSG, Napoli dhe Crvena Zvezda po konsiderohet një grup i vdekjes derisa trajneri i Liverpool është duke i pritur këto ndeshje krahhapur.
“Që të jem 100 për qind i ndershëm, nuk ishte grupi që e kisha dashur por këto gjëra priten. Pritja një grup të vështirë, ne kemi pasur grupe të vështira por për këtë është Liga e Kampionëve”, ka thënë Klopp për liverpoolfc.com.
“PSG janë njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe mendoj që synim i tyre është ta fitojnë Ligën e Kampionëve, kështu që do ti kemi dy ndeshje interesante”.
Liverpooli e mundi Napolin e Carlo Ancelottit me rezultat 5-0 në miqësore parasezonale, por trajneri i Napolit sapo kishte filluar punën në skuadër.
COMMENTS