Juventusi e ka fituar derbin e xhiros së 11-të në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ ka arritur ta mposhtë në udhëtim Milanin, me rezultat 0-2.
Në të dy pjesët e kësaj ndeshje, u shënua nga një gol e që me protagonist kishin Gonzalo Higuainin.
Argjentinasi arriti të mposhtë Donnarumman në minutat 23’ dhe 63’.
Pas kësaj fitore, Juventusi renditet në vendin e dytë me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/
COMMENTS