Flamurtari nesër e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme, pasi takohet me Besën, rivalin e drejtpërdrejtë në luftë për mbijetesë në Superligë. Të dyja skuadrat i kanë nga 19 pikë dhe epilogu i nesërm mund të jetë përcaktues. Megjithatë, kapiteni i skuadrës kryeqytetase, Veton Kabashi, thotë se ka edehe ndeshje tjera, prandaj duhet luftuar deri në fund, pa marrë parasysh rezultatin e nesërm.“Pa marrë parasysh që luajmë si mysafirë të Besës, ne shkojmë për fitore, por po ashtu edhe Besa e kërkon fitoren. Mirëpo, nuk mendoj se përballja e nesërme është përcaktuese, pasi na mbesin edhe tri ndeshje tjera”, ka thënë Kabashi. Ai ka shtuar se pozita në tabelë tregon se të dyja skuadrat janë të përafërta në cilësi, prandaj është vështirë të parashikohet epilogu i ndeshjes.
COMMENTS