Atë që e kishte paralajmëruar Ulpianapress u konfirmua. Fitim Selimi sonte ka përfunduar krah për krah me liderin e PDK-së Kadri Veselin, me të cilin pritet të nisin projektin që Lipjanin ta kthejnë nën qeverisjen e PDK-së.
Në të vërtetë Selimi kthehet aty nga ku ishte larguar në vitin 2013, ndërkohë që kishte qenë përcaktues në fitoren e atij që sot e ka pushtetin në Lipjan. Dhe, përderisa e kishte ndihmuar Imri Ahmetin t’i fitojë zgjedhjet lokale më 2013, pas tri vitesh bashkëqeverisje kishte qenë Selimi që i kishte dhënë fund qeverisjes me Ahmetin, duke e akuzuar atë për mospërmbushje të marrëveshjes dhe për dinakëri.
Fitim Selimi pritet së shpejti ta marrë timonin e PDK-së në Lipjan, ndërkohë që gazeta ka marrë vesh po ashtu do te ketë shumë figura politike dhe akademike në Lipjan që pritet ti bashkohen Selimit në rrugëtimin e tij drejt të parit në Lipjan.
Në këtë fotofrafi përveq Selimit, aty shihen edhe sekretari I partisë së degës së PDK-së në Lipjan, Arian Hasani si dhe kryetarja në detyrë Selvije Halimi./Ulpianapress
COMMENTS