Kadri Veseli prapë zotohet para amerikanëve se nuk e zhbëjnë Specialen

Kadri Veseli prapë zotohet para amerikanëve se nuk e zhbëjnë Specialen

Pse Daut Haradinaj nuk kishte vendosur maskë në daljen e parë publike të UÇK-së? (Video)

Njëri nga ideatorët për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kryeparlamentari Kadri Veseli, siç duket, ka ndryshuar njëmend qëndrim për shfuqizimin e Speciales. Ai i ka thënë sot ambasadorit amerikan, Greg Delawie se nuk do ta përkrahin iniciativën e zhbërjes së saj.

Veseli është takuar sot me ambasadorin Delaëie me të cilin kanë folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delaëie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional.

Veseli ka thënë se “Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar”

Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.

Ditë më parë Veseli kishte dalë me një shkrim autorial, ku kishte treguar se është kundër shfuqizimit të Speciales, ani pse krijimin e saj e konsideron si padrejtësi që i është bërë Kosovës.

Në natën e 22 dhjetorit kur po tentohej që të dalë për votim shfuqizimi i Speciales dhe ku ambasadorët kryesorë ishin mbledhur për t’i paralajmëruar pasojat që vijnë në rast se kjo gjykatë zhbëhet, ishte kreu i Kuvendit, së bashku me presidentin e kryeministrin në krye të kësaj iniciative, që u bllokua vetëm pasi kryesia e Kuvendit nuk pati kuorum për miratimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, që ligjërisht ishte kërkuar nga 43 deputetë të PAN’it dhe minoriteteve joserbe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)