Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka hyrë në takimin me kryeministrin Haradinaj, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Lajmi.net më herët ka raportuar për takimin që do të mbahej mes tyre.
Takimi i thirrur nga kryeministri Haradinaj siç është raportuar nga lajmi.net do të mbahet në objektin e qeverisë.
Ndërkohë, bashkë me Veselin janë parë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe Blerand Stavileci. /Lajmi.net/
COMMENTS