Kapiteni i KF Ulpianës, Xhafer Kaleshi ka folur për Ulpianapress para ndeshjes që KF Ulpiana e luan ndaj Tefik Çangës në kuadër të xhrios së 28-të.
Lipjanasit janë nikoqir të Tefik Çangës në ndeshjen që zhvillohet në “Sami Kelemndi” dhe kapiteni i skuadrës, Kaleshi, është optimist në fitoren e skuadrës së tij.
“Ne kemi respekt maksimal për Tefik Çangën, por ne flasim në fushë”, ka thënë fillimisht Kaleshi për gazetën.
“Historia e KF Ulpianës është atje për të gjithë për ta parë, nëse dikush ka dyshime, ata vetëm duhet të shikojnë në arkivat e klubit”.
“Ne po e bëjmë të pamundurën të lehtë. Askush nuk do të kishte mbijetuar nësë në radhët e veta do ti kishte problemet që klubi i Ulpianës u ballafaqu gjatë këtij stinori”.
“Ne po e ndërtojmë një skuadër të fortë për stinorin e ri, me punën që po e bënë trajneri kemi shpresa që ëndrrën e tifozëve tanë do ta bëjmë realitet në stinorin e ardhshëm ”, përfundoi mbrojtësi lipjanas.
Kaleshi ka folur edhe për sezonin e Arbërisë duke thënë se kanë pasur një sezon të shkëlqyeshëm duke siguruar bilëtën për një rang më lartë./Ulpianapress
COMMENTS