FFK ditë më parë kishte njoftuar klubet e Vala Superligës se deri më 15 dhjetor duhet të regjistrohet secili anëtar që nuk e kishte bërë këtë në sistemin FIFA Connect.
Tashmë afati i 15 dhjetorit ka kaluar.
Nga tash e tutje, nëse një klub elitar e inkuadron në lojë një lojtar që nuk ka ID kartelë ose konkretisht nuk është i regjistruar në FIFA Connect, do ta humbë ndeshjen 3:0, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, një përgjegjësi shtesë për klubet e Superligës.
Ato duhet të jenë të vëmendshme në këtë aspekt.
COMMENTS