“Kam pasur privilegjin të luaj me kampion botërorë, por Cristiano Ronaldo është një gjë tjetër, ai lë shenjën e tij edhe në këtë moshë”.
Kështu është shprehur Emre Can për “Bild am Sonntag”, i cili me zi po pretë të zbresë në fushën e lojës së bashku me portugezin Ronaldo.
Në karrierën e tij, Emre Can ka fituar titullin me Bayernin e Guardiolës në 2013-n, por edhe Kupën e Konferderatave me Gjermaninë e ndërsa tani synon në shtojë titujt në karrierën e tij me bardhezinjtë e Juventusit.
“Juventusi ishte i fortë, por ardhja e Cristiano-s e ka përmirësuar ndjeshëm. Ai do të përmirësonte çdo ekip, është i jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që do luaj me atë.
Duke pritur zbritjen e Ronaldos në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Chievos nuk janë vetëm tifozët bardhezinjë, por edhe shokët e tij të skuadrës./tch
COMMENTS