Kamerat nxjerrin zbuluar grabitësit pa maska…policia shqiptare nuk i identifikon dot!!!

Kamerat nxjerrin zbuluar grabitësit pa maska…policia shqiptare nuk i identifikon dot!!!

AHMETI KOMENTON DORËHEQJET NË VETËVENDOSJE

Një grabitje në një argjendari ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Durrësit, ngjarje për të cilën policia e qytetit bregdetar u mjaftua vetëm me një njoftim fare të shkurtër.
“Më datë 18.04.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës, në një argjendari dy persona të paidentifikuar, kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar”, njoftonte policia pa dhënë asnjë detaj më tepër.

Mediat morën edhe dëshmi të gruas shitëse në argjendari, e cila tha se ishin dy djem të pamaskuar të cilët e kishin kërcënuar duke i vendosur elektroshok në qafë, por sipas dëshmisë së saj kishin edhe thikë.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, – shkruante policia në njoftimin e shkurtër për ngjarjen.

Por nga kamerat e sigurisë janë fiksuar dy personat grabitës. Ata janë fiksuar teksa largohen me argjendaritë e vjedhura.

Fytyrat e tyre janë pa maska.

Por paradoksi është se policia ende nuk ka arritur të bëjë identifikimin e tyre, edhe pse në pamjet e kamerave të sigurisë, ata janë lehtësisht të dallueshëm.

Grabitja ndodhi në mes të ditës në një pikë argjendarie bulevardin “Dyrrah” të qytetit bregdetar, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. /Express

Foto e grabitesve pas vjedhjes ne argjendari

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)