Kamishi: Nuk mundet Sami Lushtaku me djalë të vet të më shkarkojë

Kamishi: Nuk mundet Sami Lushtaku me djalë të vet të më shkarkojë

Vdes kosovari 23-vjeçar që shërbente në ushtrinë e Luksemburgut

Kryesia e degës së PDK’së në Skenderaj, në një mbledhje të mbajtur sot, të udhëhequr nga Kryetari i degës, Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga dega 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Dega në Skenderaj e PDK’së ka shkarkuar edhe Bekim Haxhiun, i njohur si Kamishi, nga pozita e nënkryetarit të Degës.

Nënkryetari i Degës së PDK në Skenderaj, Bekim Haxhiu, ka thënë për Gazetën Express se nuk e pranon shkarkimin që i është bërë nga kjo degë.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakum se këtë po e bën për qëllime të veta.

“Unë nuk jam shkarkuar. Nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”, ka deklaruar Kamishi për Express.

“Vendimin për shkarkime e merr vesh Kadri Veseli. Ai i ka shpallur edhe zgjedhjet në Skenderaj. Sami Lushtaku këtë po e banë për interesa të veta”, ka thënë ai.

“Unë as që jam thirrë në këtë mbledhje qe është mbajtur në Skenderaj. Nuk janë thirrë as anëtarët e tjerë. Ky vendim është marrë na bazë të tre a katër njerëzve. Mu mundet me më sharku veç qytetari me votën e tij”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se vendimet për shkarkime të tilla kanë prapavija tjera. Thotë se këtë pozitë nuk mund t’ia marrë askush, pasi siç thotë, ai këtë e ka me votën e qytetarëve.

“PDK nuk ka mbajtë mbledhje të rregullt. Ajo është një mbledhje që e ka mbajt Sami Lushtaku me grupin e tij. PDK tash i ka shpall zgjedhjet dhe mund të merr pjesë në të secili prej nesh”, ka treguar ai.

Kryesia e degës, me propozim të kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.
Në bazë të këtij vendimi Bekim Haxhiu që nga sot nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njejti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj.

Në arsyetimin e propozimit, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)