Kryetari Ahmeti e ka uruar klubin futbollistik “Ulpiana” për fitoren e titullit të kampionit në Ligën e Parë në futboll për sezonin 2021, pozitë kjo që klubin lipjanas e dërgon në elitën e futbollit kosovar.
I pari i Lipjanit në shënimin e tij ka thënë se ndjehet mirë që Lipjani do të përfaqësohet me dy klube në Superligë.
Imri Ahmeti, ndryshe njihet edhe si kryetar kampion, epitet ky i dhënë nga organizatat vendore e ndërkombëtare për punën dhe transparencën që ka treguar qeverisja e tij gjatë këtyre viteve qeverisje.
Shënimi i plotë:
« Urime KF ULPIANA 🏆
Pas një sezone fantasitke të treguar KF ULPIANA shpallet Kampion në Ligën e Parë grupi B dhe inkuadrohet në Super Ligën e Kosovës.
Ndjehemi mirë që Lipjani do të përfaqësohet me dy klube në superligë KF Ulpiana dhe KF Arbëria.
Suksese ⚽️ ⚪️🔵 🔴⚫️« .
COMMENTS