Kanceri i lëkurës mund të parandalohet nga kafeja

Kanceri i lëkurës mund të parandalohet nga kafeja

Kajsia, ilaç për kokë dhe mëlçi

Hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e kafes janë më pak të prirë të diagnostikohen me melanomë të keqe, krahasuar me ata të cilët e shmangin kafen.

Ata të cilët konsumojnë të paktën katër kafe në ditë kanë 20 për qind rrezik më të vogël për kancer të lëkurës.

Ndërsa kafet pa kafeinë nuk kanë ofruar ndonjë përfitim të veçantë.

Por cila është ndërlidhja mes konsumimit të kafes dhe zvogëlimit të rrezikut për kancer të lëkurës?

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se kafja është e mbushur me përbërës si polifenolet dhe kafeina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit të nxitur nga UV.

Edhe procesi i pjekjes së kafes e fillon formimin e vitaminave B të cilat e ofrojnë një shtresë mbrojtëse ndaj formimit të tumorit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)