Kandidati i VV-së Adnan Rrustemi viziton fshatin Kroishtë

Kandidati i VV-së Adnan Rrustemi viziton fshatin Kroishtë

Hashim Thaçi mundohet të ironizojë me deklaratën e Kancelares Merkel për mosndryshim të kufijve

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit njëherëshit, Adnan Rrustemi përmes një postimi në facebook, në kuadër të fushatës ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Kroishtë ku dhe ka bërë biseda të afërta me banorët e këtij fshati.

Ai në këtë vizitë i ka dëgjuar kërkesat dhe problemet të cilat i kanë banorët kroishtas, njofton Ulpianapress.

Ai tutje ka vazhduar duke cekur se pritshmëritë për ndryshim mendësie e qeverisëse në komunën e Lipjanit, janë shumë të mëdha, së këndejmi, ne zotohemi për mobilizim e punë të pandalshme.

Shënimi i plotë i Rrustemit.

Edhe përkundër motit të ftohtë në ambient të jashtëm, gjatë vizitës sonë në fshatin Kraishtë u pritëm ngrohtësisht nga banorët.
Bashkë me deputetin Enver Dugolli, kandidatët për Kuvendin Komunal, Diellza Luma e Sami Luma nga Kraishta, bashkëbiseduam me qytetarët për problemet e shqetësimet e përditshme me të cilat përballet ky fshat, por edhe për programin të cilin ne ofrojmë për Kraishten e komunën e Lipjanit.
Pritshmëritë për ndryshim mendësie e qeverisëse në komunën e Lipjanit, janë shumë të mëdha, së këndejmi, ne zotohemi për mobilizim e punë të pandalshme, që përnes Komunës ta bëjmë më të lehtë e të përballueshme përditshmërinë e qytetarëve të komunës sonë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)