Kanë mbetur edhe pak ditë, mësoni kur ndërrohet ora!

Kanë mbetur edhe pak ditë, mësoni kur ndërrohet ora!

Detaje mbi vrasjen e ish- policit, makina e autorëve ishte vjedhur në Kosovë

“Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor.

Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00. “Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019.

Ndryshe, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan.

Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

COMMENTS