Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

Shëndetësia e Lipjanit përfiton pajisje bazike për Kujdesin Primar Shëndetësor

Së fundi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan dhe në objektin e shërbimit të urgjencës kanë filluar dhe janë duke vazhduar punimet në renovimin e objektit të kësaj qendre, ku përveç fasadimit të mureve dhe rregullimit të pllatos pritet të vendoset edhe sistemi i recepcionit i cili do të ndikojë në përmirësimin e orientimit të pacientit.

Gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe vendosja e dritave led, monitorëve për informim shëndetësor për pacientët si dhe pajisje tjera që rregullojnë ambientin brenda institucionit shëndetësor.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka potencuar edhe një herë përkushtimin e tij drejtë përmirësimit të kushteve për punë më të mirë të personelit mjekësor, por edhe ofrim sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)