Kanë nisur punimet për ndërtimin sallës sportive në fshatin Gllogovc

Kanë nisur punimet për ndërtimin sallës sportive në fshatin Gllogovc

Lipjanasi me veturë tërheq sajat, fëmijët kënaqen në ditët me borë!

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, të marten ka vendosur gurëthemelin e sallës sportive në fshatin Gllogovc.

Projekt ky që pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, tha Kryetari Imri Ahmeti, duke potencuar se investime në ndërtimet e sallave të tilla janë kryer edhe në vendbanime të ndryshme të Komunës së Lipjanit.

“Sot jemi pranë shkollës së Gllogovcit me ç’rast po inaugurojmë punimet për ndërtimin e sallës sportive për banorët e këtij venbanimi, është projekt që bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bënë Komuna e Lipjanit për të i’u ofruar kushte dhe mundësi nxënësve por edhe banorëve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre rekreative sportive”, është shprehur Kryetari Ahmeti.

Ndërkaq, drejtori sh.f.m.u “17 Shkurti”, në Gllogovc Mehmet Rashiti, ka falenderuar komunën dhe Kryetarin Ahmeti për ndërtimin e kësaj salle sportive edhe për mbështetjen e vazhdueshme në rregullimin e infrastrukturës e sidomos në fushën e edukimit për banorët e fshatit Gllogovc.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)