Kapen pije joalkoolike duke u kontrabanduar nga Serbia

Kapen pije joalkoolike duke u kontrabanduar nga Serbia

LDK-ja i jep mbështetje të plotë aksionit të sotëm në Veri të Kosovës

Zyrtarët doganorë kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije joalkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

“Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike”, thuhet në kumtesën e Doganës, përcjell Klan Kosova.

Sasia e konfiskuar është:

Coca cola 1072 litra
2.Fanta 160 litra
3.Shëeppes 60 litra

“Malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjine nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës. Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)