Kardiologu lipjanas Banush Gashi, i cili para pesë ditësh rezultoi pozitive me Covid-19, tashmë ka njoftuar se në ri-testim ka dalë negativ.
“Poliklinika Etika” në një shkrim në Facebook, ka njoftuar se edhe staffi i saj kanë rezultuar negativ në testin për coronavirus, transmeton Ulpianapress.
”Ne jemi të lumtur që tashmë në institucionin tonë nuk kemi asnjë nga stafi i personelit shëndetësor të rezoltuar me COVID-19”.
Megjithatë, “Poliklinika Etika” ka bërë të ditur se shërbimet kardiologjike në këtë institucionin janë shtyer dhe do të fillojnë së shpejti.
”Misioni ynë që të jemi gjithmonë në shërbim të shëndetit dhe për hir të korrektësisë, shërbimet kardiologjike në institucionin tonë janë shtyer dhe do të fillojn së shpejti”.
Ani pse është e mundur që emri i doktorit është lakuar dhe në mesin e popullatës, mirëpo ata dhe të gjithë të tjerët të komunës së Lipjanit, dhe jo vetëm të saj, duhet ta kenë të qartë se doktor Banush Gashi është vlerë e pakontestueshme, jo vetëm e komunës së Lipjanit por e gjithë Kosovës.Dhe se fundi sa për informim të opinionit, doktor Banush Gashi nuk kishte asnjë simptomë të virusit.Ndërsa që testin e kishte bërë për arsye sepse një pjesë e stafit të Repartit të Kardiologjisë ku punon doktori kishin rezultuar pozitivë me Covid-19.
Fundja, doktor Banush Gashi, virusin pa asnjë medyshje e ka marrë nga ndonjëri prej pacientëve te tij, duke luftuar në vijën e parë të frontit.
Ndryshe, numri i personave të infektuar me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 3 mijë e 508./Ulpianapress.
COMMENTS