Kastrioti në gjunjë, KF Ulpiana i mbanë leksion ekipit ferizajas

Kastrioti në gjunjë, KF Ulpiana i mbanë leksion ekipit ferizajas

Shtëpia e Bardhë ia huq emrin Lutfi Hazirit

Duke parë lojën e treguar në terren, ekipi i Enver Duriqit, në mënyrë tërësisht të merituar erdhi deri në triumfin e këtij takimi të zhvilluar në Lipjan .
KF Ulpiana gjatë gjithë kohës bënte presion drejt golit të Kastriotit, ndërsa rezistenca u thye në minutën e 13, Andi Bikliqi nga topi i shkëlqyer që pranoi dridhi rrjetin e Kastriotit nga një distantë prej 5 metrash.

Akoma duke qenë në shok, Kastritoi pranoi edhe një gol të dytë vetëm pas 9 minutave.Ismail Rexhepi ishte shënuesi i ekipit lipjanas,nuk përfundon me kaq pjesa e parë, pasi që i njejti lojtar arrinë të trfishon epërsin në minuten e 36-të.

Edhe pjesa e dytë në tërsi u takoi vendasve pasi kontrollonin topin dhe me pasi të shpejta e të sakta arritën edhe te goli i katërt i takimit në minutën e 49-të me anë të kapitenit që sot për dallim nga duelet e tjera luajti në vijën e fundit të mbrojtes duke e karikuar skudrën në mënyrë fenomenale.

Amir Fazliu ishte sumuesi që në minutën e 75-të fundosi Kastriotin duke realizuar një gol të bukur për epilogun përfundimtar të këtij takimit 5 me 0./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)