Dje gjatë ditës në disa intervista zhytësi me përvojë të madhe, Ismail Kasumi dha disa mendimet të tij rreth zhdukjes së policëve, bile tha se po të ishte ai i angazhuar do arrinte deri tash të binte në gjurmët e tyre.
Kasumi tha se nuk është ftuar nga askush nga institucionet e Kosovës në operacionin e kërkimit, qoftë edhe si këshill-dhënës për zhytësit që të marrin pjesë në kërkimin e dy policëve të zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës.
Ndërsa dje atij iu bë thirrje publike që t’i bashkohet ekipes që po ndihmon në operacionin e kërkimit.
Lajmi.net ka kontaktuar me Kasumin për të pyet nëse sot do të marrë pjesë në kërkimet e policëve. Ai tha se sot prania e tij në vendin e ngjarjes, te lumi Lepenc, është e pamundur, pasi ka rast vdekje në familje.
“Do të shohë, por sot e kam në familje një rast vdekje në Pejë, sot nuk po mundem të shkoj”, ka thënë Kasumi shkurt për lajmi.net.
Mirëpo, zhytësi më me përvojë në Kosovë për raste të tilla ka thënë, se nesër do të jetë i pranishëm dhe do të kontribuojë në gjetjen e policëve nëse janë në lum.
“Prej nesër kësmet do të marr pjesë”, tha ai.
Ndryshe, sot është dita e katërtë e kërkimeve për policët e zhdukur në aksidentin e së shtunës, deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat. /Lajmi.net/
COMMENTS