Katari nuk do të marrë pjesë në Samitin Arab

Katari nuk do të marrë pjesë në Samitin Arab

Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Katari nuk do të përfaqësohet nga zyrtarë të lartë në Samitin Arab që do të mbahet të dielën në Arabinë Saudite, duke dhënë shenja se mospajtimet e një viti më parë me fqinjët e Gjirit Arab nuk janë afër zgjidhjes, transmeton Reuters.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike dhe ato të transportit me Katarin në qershor të vitit 2017, duke akuzuar këtë të fundit për mbështetje të terrorizmit.

Doha ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ky bojkot synon të ndërhyjë në sovranitetin e saj.

Delegacioni i Katarit do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i përhershëm i Dohas në Ligën Arabe, Saif bin Muqaddam al-Buainain, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, pa dhënë detaje shtesë.

Më shumë se 22 shtete përfaqësohen nga kryetarë të shtetit apo qeverisë.

Emiri i Katarit, sheiku, Tamim bin Hamad al-Thani, ka qenë pjesë e këtij takimit vitin e kaluar në Jordani.

Sheiku Tamim është kthyer në Doha në shtunën pasi një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara me ç’rast është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Trump pati anuar publikisht nga ana e sauditëve në këtë krizë, mirëpo tani është duke shtyrë përpara idenë e përmirësimit të marrëdhënieve në mënyrë që të bashkohet Gjiri Arab për të krijuar front kundër Iranit.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka thënë të enjten se në këtë samit nuk do të diskutohet për krizën e Katarit.

Pak para mbajtjes së samitit, katër kombet që po bojkotojnë Katarin kanë thënë se kërkesat e tyre që përfshijnë mbylljen e televizionit, Al Jazeera dhe kufizimin e marrëdhënieve me Iranin, janë “baza të nevojshme” për zgjidhjen e krizës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)