Me kaçikun e vetë, KB Lipjani, i ka ndarë një fanellë të personalizuar me emrin dhe mbiemrin e tij. Kjo është më e pakta, çfarë mund të bëhet për Fadil Sopën. Mirëpo, takati i KB Lipjanit është ky, dhe ia vlen të duartrokitet.
Kur të gjithë e braktisën KB Lipjanin, mjaftoi një telefonatë e tij, t’i bënte bashkë, kryesinë dhe lojtarët që me finansimin e tij, të vazhdojë garat në Superligën e Kosovës. Dhe këtë ia arriti. Për të shkruar për kontributin e tij, jo vetëm për sortin por edhe si humanist, duhen ditë të tëra. Mirëpo, si meritë po e vecojmë falënderimin e KB Lipjani, që i bëri këto ditë Fadil Sopës, Drejtor i Qendrës Tregtare “7 Vëllezërit”./Ulpianapress/
COMMENTS