KB Lipjani i’a bënë “sefte” në Superligë

KB Lipjani i’a bënë “sefte” në Superligë

Alarm në Lipjan, qeni i tërbuar kafshon një person

Dueli ndërmjet KB Lipjanit dhe KB Ponte që do të zhvillohet të shtunën në Ferizaj me fillim nga ora 15:00 do ta hap edhe edicionin e ri në IP Superligën e Kosovës.

Për të dyja ekipet ky është viti i parë që do të marrin pjesë në Superligë, andaj edhe Lipjani edhe Ponte do të kërkojnë një start pozitiv në këtë ligë.

Lipjanasit në radhët e tyre kanë tre amerikanë që priten sot të dhurojnë spektakël si dhe Musabi i cili në stërivtjen e djeshme nga 50 gjuatje për treshe sa i kishte në total te gjitha i kishte të sakta.

Dje gjate konferecës që kishte mbajtu ky klub, trajneri Krasniqi kishte thënë se ‘’Ultras Tigrave’’ mund ti garatojmë që në parket do të jemi taman tigra të vertëtë, duke ju bërë thirrje që ta mbushin sallën e sporteve ‘’Bill Clinton’’.

Sportashësve lipjanas u mbetet të organizohen me veturat e tyre private pasi që klubi nuk është në gjendje të mirë financiare tu siguroi transport dhe në numër sa ma të madhë të jenë të pranishëm në sallën e sporteve ‘’Bill Clinton’’ pasi që ekipi i Lipjanit me shumë gjasë dy ndeshjet e para si vendas do ti zhvillojë në atë sallë meqë salla ‘’Better Life’’ është duke u rinovuar.

Mbështjeja e ‘’TIGRAVE’ ’i ndihmonë shumë klubit pasi siç dihet janë një ndër tifozeritë më të mira në vend. Është një lojtar 6 tejet i rëndësishëm për klubin./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)