KB Lipjani kërkon mbështetjen e tifozëve për ndeshjen historike

KB Lipjani kërkon mbështetjen e tifozëve për ndeshjen historike

Qytetarët kundërshtojnë 170 prej 600 emrave të rrugëve në Lipjan, i heqin tabelat

Klubi i basketbollit KB Lipjani ka kërkuar përkrahjen e tifozëve për sfidën e nesërme ndaj ekipit KB Kal.

Ndeshja e nesërme është e rëndësisë së veçantë sepse një fitore eventuale ndaj ekipit prizrenas do të bënte që KB Lipjani të jetë pjesë e IT Superligës së Kosovës, shkruan Ulpianapress

Drejtori i KB Lipjanit, Sead Jashari tha se edhe pse janë të motivuar për ndeshjen e nesërme prapë se prapë loja do të jetë e vështirë.

Jashari gjithashtu shtoi se mbështetja e tifozëve të basketbollit do të ishte një ndihmesë shtesë për basketbollistët për të fituar ndeshjen të cilën ky i fundit e quajti historike.

“Bëhet fjalë për një ndeshje e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme, me një fitore jemi pjesë e Superligës. Sado që është një ekip i vështirë ne në radhë të parë e shfrytëzojmë rastin që kanë qenë të përfshirë në këtë aventurë. E para, ndeshja që e kemi nesër ka me qenë mundësia jonë si një meq-point për me kalu edhe këtë penges. Duke e parë rëndësinë e ndeshjes unë sot bëj thirrje për të gjithë përkrahësit për të gjithë sportdashësit me i përkrah sa më shumë djelmoshat tanë dhe klubin që deri më tani ka qenë mjaft e suksesshme”.

“Me një fitore do të inkuadrohemi në Superligë e kjo do të thoshte shumë për sportin lipjanas. Ne prej fillimit i kemi marrë këto gara me seriozitet natyrisht që sporti e ka edhe atë anën e fatit. Sivjet me të vërtetë do të jemi një kundërshtar i denjë për ti eliminu pengesat. Besoj që prej anës sonë gjithçka është e gatshme dhe këndej atmosfera është shumë e mirë. Mbesin më shumë se 24 orë deri te ndeshja. Do të doja nga ju që me promovua ndeshjen me na ndihmuar neve dhe krejt sportistëve që sa më shumë me pas të pranishëm në sallë sepse besojmë që përkrahja e publikut do të jetë vlera shtesë për fitore”, ka thënë Jashari.

KB Lipjani ka bilanc 1-0 në kuadër të finales së Play-offit kundër Kalës me pesë pikë diferenc.

Çmimi i biletave për ndeshjen e nesërme do të jetë pa pare (Free), gjithashtu nga ora 17:00 në sheshin “Adem Jashari” do të bëhet grumbullimi i përkrahësve të klubit lipjanas dhe udhëtimi për në Prizren do të jetë pa pare (Free)./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)