KB Lipjani kërkon ndihmë financiare

KB Lipjani kërkon ndihmë financiare

Hetem Ramadani arrin t’ia shëroj kancerin gruas nga Lipjani vetëm me ushqim bio

Kërkes për ndihmë financiare apo donacion

”Të nderuar Lipjanas 🙌
Pas shumë vështërsive financiare dhe organizative që na dolen pas inkuadrimit në SuperLigë (duke shqyrtuar edhe mundesinë e tërheqjes), në momentet e fundit kryesia dhe lojtarët që vitin e kaluar bënë historinë, gjetëm forcën duke mos mundur ta pranonim një shuarje apo moszhvillim të lojrave në ligën superiore, e që deri dje ishte vetëm një ëndërr!!
Meqenëse sot ishte edhe afati i fundit i kalimeve të lojtarëve dhe definimit të skuadrës për këtë gjysëm sezon, pas një pune të jashtzakonshme arritëm së pari të mbajm komplet ekipën e vitit të kaluar (përveq Ardit Pepaj që ka nëshkruar me KB Ylli) e poashtu të nënshkruajm me disa super lojtarë nga Kosova dhe AMERIKA => shumë shpejt do i bëjm publike edhe emrat ⏳
Mirëpo, fatkeqësisht mbulimin e këtyre shpenzimeve ende nuk e kemi siguruar!
Përgjegjësinë për këto veprime e morri kryesia e klubit duke shpresuar dhe besuar në humanizmin e qytetarëve të Lipjanit (ata që jetojnë këtu dhe jashtë Kosovës), bisneseve të mdha e të vogla në këtë komunë, përsonave me influencë kulturore dhe politike, që të bashkohen dhe ndihmojnë këtë klub që ka ende shumë për ti dhënë këtij qyteti, por tash në elitën e basketbollit të Kosovës.
Shumë shpejt do ju bëjm me dije për kohën e një konferencë për media, për bizense dhe për gjithë juve qytetarë të komunës së Lipjanit, ku do të shpalosen edhe aktivitetet që do të ndërrmarrim për ti përmbushur obligimet e garimit në SuperLigë!
Edhe njëherë, ky klub është dhe do të mbetet mburrje e gjithë qytetit dhe qytetarëve te Lipjanit!
Me respekt,
KB Lipjani”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)