KB Lipjani ka filluar fazën përgatitore për sezonin e ri të garave, ku në grup ishin disa nga basketbollistët e konfirmuar për sezonjn e ri te skuadra lipjanase, shkruan Ulpianapress.
Me trajnerin e ri, lipjanasit kanë nisur përgatitjet për sezonin 2018/19 të Superligës së Kosovës në basketboll, përkatësisht rrugën për ti befasuar ekipet elitare.
Pjesa më e madhe e basketbollistëve u paraqiten në stërvitje, ku ‘Tigrave’ në ditën e parë të stërvitjes nuk iu bashkangjiten edhe përforcimet e fundit të ekipit, dy Amerikanët të cilët shumë shpejt pritet të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës.
Ish-trajneri i KB Mabetex, Blerim Krasniqi, ka premtuar se KB Lipjani panvarësisht vonesës në nisje të stërvitjeve, ata do të jenë konkurrues dhe do të vazhdojnë ti bëjnë krenar me lojë të mira qytetarët lipjanas./Ulpianapress/
COMMENTS