KB Lipjani shkruan historinë, përfundon stinorin si kampion

KB Lipjani shkruan historinë, përfundon stinorin si kampion

Rubovc, i digjet objekti ku mbante ushqimin e bagëtisë

Klubi i basketbollit Lipjani sot ka shkruar historinë, duke arritur që për herë të parë të përfundojë kampionatin në Ligën e Parë si lider duke u kualifikuar në “play off” në mënyrë që të tentojë që ta sigurojë biletën për në IP Supërligen e Kosovës.

Këtë e arriti pas fitores së lartë kundër BK Dritës në Gjilan me rezultat 51-76.

Më meritori për këtë fitore të KB Lipjani ishte Ardit Pepaj, i cili shënoi 18 pikë, pati 5 kërcime e 5 asistime, ndërsa që padiskutim meritat për këtë sukses historik, i takojnë trajnerit, Florent Ahmeti i cili në mënyrë fenomenale udhëhoqi skuadrën drejt këtij suksesi./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)